Standard (EADGBE)
Intro
Dhe vrapova nëpër natë
Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar
Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur
Me marramëndje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti
Pemët e lagura anës totuarave
...spektatorë të trishtuar
Heshtur vështrojnë skena dashurie
në errësirë e konsumuar
Dhe më frikësoi nata e ketij qyteti
Kjo gjysëm jete, jeta e një planeti
Një siluetë shfaqet si hije
Shkujdesur jetonte një çast dashurie
Atje dy drita krejt pa pritur ndizen
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti...
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Me të mos shko
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetet
Rend mbas teje të t'ndalojë
Do doja të ishte ëndërr
Sikur të ishte ëndërr
Solo 1
Atje një dritë shprese fiket
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti...
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Mos shko
Dhe era ulëret : Mos shko
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetet
Rend mbas teje të t'ndalojë
I thuaj jo
Solo 2
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetet
Rend pas teje rend të t'ndalojë
I thuaj jo..